Eksporti është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin stabil ekonomik i cili ndikon njëkohësisht edhe në përmirësimin e konkurrencës së vendit në skenën ndërkombëtare. Agjenciа për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore në tregjet e huaja dhe ofron ndihmë në procesin e rritjes së eksportit të tyre. Ndërmarrjet e Maqedonisë së Veriut eksportojnë produkte dhe shërbime për disa arsye: eksporti mund të rrit shitjet dhe fitimet nëse mallrat krijojnë tregje të reja ose i zgjerojnë tregjet ekzistuese, madje mund edhe të paraqesin mundësi për të kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut. Më tepër
Eksporti nga Maqedonia e Veriut
Çdo organizatë ose shtetas ne vend ka privilegjin që të merret me import dhe eksport të mallrave. Më tepër
Vlera totale e mallrave të eksportuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut është 4.6 miliardë euro, që paraqet një rënie prej 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më tepër
Ka shumë baza të të dhënave që lidhin Biznesin me Biznesin (B2B), në këtë aspekt, ato të cilat janë të organizuara në varësi të vendeve, rajoneve, sektorëve, madhësisë së ndërmarrjeve, organizojnë takime B2B.
Industria ka një nga pozicionet më të rëndësishme në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Zhvillimi i shpejtë i industrisë është një nga nxitësit më të rëndësishëm të rritjes ekonomike, ndryshimit në marrëdhëniet socio-ekonomike dhe mënyrës së jetesës së popullsisë, interesit në rritje për përparimin teknologjik, etj. Më tepër
Informacione për tregun
Nën funksionin e informacionit të tregut Invest North Macedonia ofron informacion për kompanitë që do të ndihmojnë në përcaktimin e vendimeve për hyrjen dhe mirëmbajtjen e tregjeve të eksportit. Më tepër
Nën funksionin e informacionit të tregut Invest ]North Macedonia ofron informacion për kompanitë që do të ndihmojnë në përcaktimin e vendimeve për hyrjen dhe mirëmbajtjen e tregjeve të eksportit . Më tepër
Industria TIK regjistron rritje prej 71% në tre vitet e fundit. Sektori ka një fuqi punëtore të kualifikuar, të disponueshme dhe efektive me aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze, infrastrukturë solide dhe telekomunikuese.
Sektori i bujqësisë luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë përmes kontributeve të tij në PBB (bujqësia përbën 7.9% të PBB-së), punësimit, tregtisë dhe ekonomisë rurale.
Industria e tekstilit është një nga industritë kryesore të përpunimit në vend me rezultate të konsiderueshme në formimin e PBB-së, thithjen e lartë të punës dhe eksportit.
Republika e Maqedonisë së Veriut është eksportuese e verës si një produkt strategjik për vendin. Për sa i përket vlerës së eksportit, vera mban pozicionin e dytë pas duhanit.
Kompanitë që veprojnë në Evropë janë gjithnjë e më të interesuara për Maqedoninë e Veriut si një vend burimesh. Trendi i rritjes së kostove të importit nga vendet në Azinë Lindore, Evropën Qendrore dhe Lindore po bën që kompanitë nga Evropa Perëndimore të shprehin interesim.