Eksportimi nga Maqedonia e Veriut

Procedura për eksportin e mallrave

Çdo organizatë ose individ në Maqedoninë e Veriut  ka privilegjin që të merret me import dhe eksport të mallrave. Është e domosdoshme që për eksportim dhe importim të produkteve komerciale nga dhe në Maqedoninë e Veriut, që çdo invidiv tregtar ose shoqëri tregtare të kenë licencë përkatëse. Sipas natyrës së produkteve, disa mallra për import/eksport mund t’i nënshtrohen autorizimit, licencimit dhe rregullave të cilësisë ose paketimit, standardizimit ose formaliteteve të veçanta.

Drejtoria Doganore kryen detyrat në kompetencën e saj në përputhje me Ligjin për Administratën Doganore dhe ligjet që rregullojnë importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave. Ajo bën hetimin dhe implementimin e masave të inteligjencës për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar shkeljet doganore dhe krimet e përcaktuara me ligj; mbledhjen e gjobave; llogaritjen dhe mbledhjen ose rimbursimin e detyrimeve që rrjedhin nga importi dhe eksporti dhe kryerjen e operacioneve të tjera të përcaktuara me ligj.

Dokumentacioni që kërkohet për eksport në Maqedoninë e Veriut varet nga politikat tregtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe nga natyra e veçantë e mallrave. Eksportuesi duhet të sigurohet që të mbledhë të gjitha dokumentet që kërkohen në pajtueshmëri me rregulloret për të dorëzuar mallra përmes portit,  për t’i zhdoganuar të njejtat në doganë, dhe më pas për t’i ngarkuar në transportuesin e paracaktuar.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print