PFR Eksportit

Pyetjet më frekuente rreth eksportit

  1. 1
    A merr pjesë Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit në panaire ndërkombëtare?

    Po. Agjencia organizon pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare dhe ngjarje të tjera tregtare dhe biznesi.

  2. 2
    A bashkëpunon Agjencia me shoqata të tjera biznesi, grupe dhe oda ekonomike gjatë përgatitjes së tyre për pjesëmarrje në ngjarje biznesi dhe panaire?

    Për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve promovuese të eksportit, Agjencia bashkëpunon me komunitetin e biznesit (oda, shoqata, grupe dhe kompani dhe SIPPO - Agjencia zvicerane për mbështetjen e eksportit).

  3. 3
    Cilat janë aktivitetet kryesore që kryen Agjencia për promovim të eksportit?
    • Organizimi i pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe ngjarje të tjera të biznesit;
    • Organizimi i takimeve dhe trajnimeve për kompanitë;
    • Përgatitja e raporteve të tregut si dhe Sigurimi i të dhënave për industritë që janë të rëndësishme për ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  4. 4
    Cilët sektorë të synuar i mbështet Agjencia?

    Agjencia përqendrohet në katër sektorët e synuar që kontribuojnë më shumë në rritjen e eksporteve të vendit:

    • Industria e tekstilit;
    • Industria e metaleve, mekanika precize dhe pjesët e automobilave;
    • Agrobiznesi dhe industria e përpunimit të ushqimit dhe TIK;
  5. 5
    Rregulloret ligjore dhe strategjitë:
    • Ligji për themelimin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 57/10, 36/11, 41/14 dhe 64/18),
    • Strategjia industriale e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2018-2027 dhe
    • Strategjia për eksport (në fazën e përpunimit)
  6. 6
    A organizon Agjencia trajnime për kompanitë që ekspozojnë në stendën kombëtare?

    Po. Agjencia organizon trajnime me ekspertë të veçantë të industrisë. Ne gjithashtu organizojmë vizita të kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve.

  7. 7
    Cilin model të prezantimit në panaire e zbaton Agjencia?

    Agjencia mbështet modelin e përfaqësimit të përbashkët në panairet ndërkombëtare përmes konceptit të një stende kombëtare. Ekspozuesit prezantojnë me markën Invest North Macedonia.

  8. 8
    Hapat e parë për eksport.

    Në mënyrë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të mësojnë për tregjet evropiane dhe botërore, ata duhet të përqendrohen në parimet e përgjithshme të eksportit që kompanitë duhet të përdorin dhe, natyrisht, të zhvillojnë strategjinë e tyre të eksportit të përshtatur për NVM-të.

  9. 9
    A sjell eksporti përfitime për kompanitë vendase?

    Eksporti sjell shumë përparësi. Më të rëndësishmet prej tyre janë:

    • Rritja e nivelit të shitjes,
    • konkurrenca në më shumë tregje,
    • fitime më të larta dhe
    • rrezik të zvogëluare të qenit i pranishëm vetëm në një treg.
    • Eksporti ju ndihmon të ndërtoni konkurrencën globale, si dhe një reputacion më të madh në tregun e brendshëm.
  10. 10
    Si mund të aplikojë një kompani për një panair?

    Agjencia shpall thirrje publike. Kompania që është e interesuar të bëhet bashkë-ekspozuese në një panair të caktuar duhet të plotësojë një formular aplikimi që është pjesë e thirrjes publike dhe të përmbushë kriteret e nevojshme për zgjedhjen e thirrjes.