Shërbime

Departamentet

Invest North Macedonia është agjencion zyrtar qeveritarë përgjegjës për tërheqjen dhe zhvillimin e investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit që përmes shërbimeve të plota që i ofron, ju përgatitë për gjithë procesin e vendimmarrjes.

Kur një investitor i mundshëm dëshiron të eksplorojë mundësitë e ofruara nga vendi, ne do të përgatisim një program të veçantë për t’i paraqitur investitorit të gjitha mundësitë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tij.

Puna jonë me investitorët fillon nga faza para investimit, përmes fillimit të projektit të investimit dhe gjatë realizimit të investimit në të gjitha fazat e tij. Ne drejtojmë procesin për secilin investitor në mënyrë që të plotësojmë të gjitha nevojat e investitorëve tanë dhe të sigurojmë që të gjitha projektet e IHD-ve të jenë të suksesshme.

Ekipi ynë i mbështetjes pas investimit do të sigurojë ndihmë duke ndërmjetësuar në emrin tuaj me autoritetet lokale dhe qeverinë për të mbështetur planet tuaja të zgjerimit ose riinvestimit,do të ju ndihmojë në marrjen e lejeve të nevojshme dhe do të jetë në dispozicion për të siguruar sukses të vazhdueshëm të sipërmarrjes tuaj të biznesit në vend. Si një institucion i përkushtuar për ta bërë këtë proces sa më të dobishëm dhe më të lehtë, departamentet tona të ndryshme të specializuara janë në shërbimin tuaj.

Shërbimi i investitorëve

Ekipi ynë do të ju udhëheqë gjatë fazës fillestare të hulumtimit, dhe do të organizojë itinerar të përshtatshëm për ta vizituar Maqedoninë e Veriut.

Kujdesja për investitorët

Sapo kompania juaj të vendoset këtu, departamenti përkujdeset për procedurat e mëtejshme (AfterCare)  Invest North Macedonia do të vazhdojë të plotësojë nevojat tuaja dhe të zgjidhë çdo pengesë që mund të paraqitet.

Promovimi i eksportit

Invest North Macedonia  është e përkushtuar të ndihmojë kompanitë e Maqedoniesë së Veriut, gjegjësisht kompanitë vendore të rrisin eksportet dhe bizneset  e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Departamenti i Marketingut

Aktivitetet promovuese të Agjencionit kanë për qëllim promovimin e mundësive për investim në vend dhe potencialit eksportues të ndërmarrjeve vendore