Vlera totale e mallrave të eksportuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut është 4.6 miliardë euro, që paraqet një rënie prej 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara në të njëjtën periudhë ka arritur në 6.1 miliardë euro ose 11.5% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Deficiti i përgjithshëm tregtar ishte 1.4 miliardë euro.
* Burimi: Enti Shtetëror i Statistikave, Janar – Tetor 2020
Produktet më të rëndësishme të eksportuara në vitin 2020:
- katalizatorë të metaleve të çmuara ose përbërës të metaleve të çmuar si substancë aktive,
- pajisjet e instalimeve elektrike dhe pajisjet e tjera të instalimeve elektrike të një lloji që përdoren në automjete, aeroplanë ose anije;
- pjesët e sediljes dhe ferronikeli.
Produktet më të rëndësishme të importuara:
- Platinë dhe bashkëdyzime të platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri;
- Vajra të naftës dhe vajra të marra nga minerale bituminoze (përveç lëndëve të papërpunuara);
- Produkte nga hekuri i rrokullisur i rrafshët ose çelik aliazh;
- Metale të tjerë të flakëruara ose të mbështjellur nga grupi i metalit të platinës dhe bashkëdyzimeve të tyre, të papërpunuar ose në formë pluhuri.