Energjetika

Pasqyr e penrgjithshme

Energjetika është një nga sektorët më të rëndësishëm industrial në vend. Zhvillimi i tregut të energjisë në vend përfshin ndërtimin e mëtejshëm të një rrjeti të brendshëm të shpërndarjes së gazit, vazhdimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal për ndërlidhjen e energjisë elektrike dhe gazit. Në qershor të vitit 2018, u miratua një Ligj i ri për Energjetikën, duke arritur kështu harmonizimin e legjislacionit të energjisë me Pakon e Tretë të Energjisë të Komunitetit të Energjisë të BE-së.

Maqedonia e Veriut është një anëtare  plotëligjore  e Bashkimit për koordinimin e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike ndërlidhja evropiane (UCPTE), e cila siguron pajtueshmërinë e ndërlidhjes me sistemet evropiane të energjisë.

Kompania shtetërore e energjisë elektrike ESM u nda dhe u privatizua pjesërisht me nënshkrimin e një marrëveshje blerjeje me EVN AD Shkup në mars të vitit 2006, një kompani energjetike që ka qenë aktive në tregun e Maqedonisë së Veriut  që nga i njëjti vit.

MEPSO në pronësi të shtetit është operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në vend. ESM (Termocentralet e Maqedonisë së Veriut / Termocentralet për Prodhimin e Energjisë Elektrike në Maqedoninë e Veriut, ish-ELEM) është një prodhues shtetëror i energjisë elektrike në vend.

Maqedonia e Veriut – LIDER NË RAJON PËR ENERGJETIKË

Vendi renditet i pari në rajon për sa i përket progresit në përmbushjen e reformave të energjisë, sipas Raportit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të vitit 2020 të Komunitetit të Energies  kushtuar vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit, vendi ka rezultatet më të larta në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi në fushat e efikasitetit të energjisë, energjisë së rinovueshme, mbrojtjes së mjedisit, transparencës dhe kushteve të investimit në sferat  e energjetikës.

Me kornizën strategjike të qeverisë “Veprimi 21”, investimet në energjetikë vazhdojnë, kështu që vendi mbetet një udhëheqës në rajon.

Gjatë vitit 2021, pritet realizimi i:

  • Projekti me të cilin termocentrali Oslomej do të zëvendësohet me një termocentral fotovoltaik.
  • Në vendin e minierës së vjetër në REK Oslomej, po ndërtohen kapacitete për 10 megavat dhe do të ndërtohen dy termocentrale të tjerë fotovoltaikë me 50 megavat për Vleren parashikuar të investimit që  është rreth 60 milion euro.
  • AD TEC Negotino shpalli konkurs për përgatitjen e një Studimi të fizibilitetit.
  • Përgatitja e studimeve të fizibilitetit për tre termocentrale të reja fotovoltaike me një kapacitet total prej 160 megavat në REK Manastir.
  • Ndërtimi i fazës së dytë të parkut me erë Bogdanci 2, i cili do të rrisë kapacitetin e instaluar të parkut ekzistues të erës. Vlera e parashikuar e investimit prej 21 milion euro.

Realizimi i parqeve të reja me erë në Sv. Nikole, Demir Kapijë dhe në Dibër. Faza tjetër e projektit me vlerë prej 600 deri 800 milion euro vazhdon dhe kjo në vetvete tregon synimin serioz për sukses.

GAZIFIKIMI NË VEND, viti 2021

  • Fillon ndërtimi i një tubacioni gazi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do të sigurojë sasi shtesë të gazit natyror. Investimi vetëm për ndërlidhësin me Greqinë vlerësohet në 50 milion euro, nga të cilat 10 milion janë një grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
  • Një lidhje e tubacionit të gazit me Kosovën është në fazën e hartimit dhe me këto dy projekte, Maqedonia e Veriut do të jetë një vend tranzit me gaz natyror. Vazhdon ndërtimi i tubacioneve kryesore të gazit në të gjithë vendin.
  • Ndërtimi i rrjetit sekondar të tubacionit të gazit në 10 qytete të Maqedonisë në mënyrë që tubat e gazit të arrijnë në anvisëritë.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print