Vendi renditet i pari në rajon për sa i përket progresit në përmbushjen e reformave të energjisë, sipas Raportit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të vitit 2020 të Komunitetit të Energies kushtuar vendeve të Ballkanin Perëndimor.
Sipas raportit, vendi ka rezultatet më të larta në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi në fushat e efikasitetit të energjisë, energjisë së rinovueshme, mbrojtjes së mjedisit, transparencës dhe kushteve të investimit në sferat e energjetikës.
Me kornizën strategjike të qeverisë “Veprimi 21”, investimet në energjetikë vazhdojnë, kështu që vendi mbetet një udhëheqës në rajon.
Gjatë vitit 2021, pritet realizimi i:
- Projekti me të cilin termocentrali Oslomej do të zëvendësohet me një termocentral fotovoltaik.
- Në vendin e minierës së vjetër në REK Oslomej, po ndërtohen kapacitete për 10 megavat dhe do të ndërtohen dy termocentrale të tjerë fotovoltaikë me 50 megavat për Vleren parashikuar të investimit që është rreth 60 milion euro.
- AD TEC Negotino shpalli konkurs për përgatitjen e një Studimi të fizibilitetit.
- Përgatitja e studimeve të fizibilitetit për tre termocentrale të reja fotovoltaike me një kapacitet total prej 160 megavat në REK Manastir.
- Ndërtimi i fazës së dytë të parkut me erë Bogdanci 2, i cili do të rrisë kapacitetin e instaluar të parkut ekzistues të erës. Vlera e parashikuar e investimit prej 21 milion euro.
Realizimi i parqeve të reja me erë në Sv. Nikole, Demir Kapijë dhe në Dibër. Faza tjetër e projektit me vlerë prej 600 deri 800 milion euro vazhdon dhe kjo në vetvete tregon synimin serioz për sukses.