Republika e Maqedonisë së Veriut ka një mjedis tatimor shumë të favorshëm:
- Taksa e të ardhurave personale: 10%
- Tatimi mbi fitimin: 10%
- TVSH: 18%
Taksat, doganat dhe stimujt e tjerë: - Investitorët në zonat e lira kanë të drejtën e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale për 10 vitet e para. Investitorët përjashtohen nga pagesa e taksës së vlerës së shtuar në importet dhe tregtimin e mallrave në zona të lira. Për më tepër, investitorët përjashtohen nga pagesa e detyrimit doganor, tarifat për pajisjet, makineritë dhe pjesët reserve.
- Toka në zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial ka mundësinë e dhënjes së një qiraje afatgjatë për një periudhë deri në 99 vjet me çmime koncesioni.
- Investitorët përjashtohen nga pagesa e shërbimeve komunale lokale dhe tarifat për lejet e ndërtimit për tokë. Lidhja falas me rrjetin e gazit natyror, ujit dhe kanalizimeve dhe Qeveria mund të mbështesë rritjen e investimeve kapitale dhe të ardhurave duke rikthyer 10% të kostove të investimeve në makineri dhe pajisje të reja, ose investime në ndërtesa dhe tokë.