Republika e Maqedonisë së Veriut është një thesar i vërtetë i kulturës dhe artit, me monumente të shumta historike në mbarë vendin. Trashëgimia kulturore, e kombinuar me klimën e butë, peizazhet e bukura dhe mikpritjen e pashembullt, e bën Maqedoninë e Veriut një vend tërheqës me ambicie të mëdha turistike për t’u bërë një destinacion kryesor për vizitorët e huaj.
Një vend kontinental nën ndikimin e klimës mesdhetare, Maqedonia e Veriut ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit veror dhe dimëror. Ajri, toka dhe uji i pandotur krijojnë një mjedis unik për eko-turizmin, duke e vendosur Maqedoninë e Veriut në krye të ofertave të operatorëve më të njohur të eko-turizmit në botë.