Kërkesa për ndarjen e mbështetjes financiare për investime paraqitet në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më 31 maj të vitit rrjedhës, në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.
Bashkë me kërkesën dorëzohet plani i biznesit për projektin investues dhe raportet financiare për katër vitet e fundit, ose për një periudhë më të shkurtër, në varësi të datës së themelimit të subjektit afarist.
Aplikacioni
Rregullore për kërkesën për mbështetje financiare dhe dokumentacionin e kërkuar
Rregullore për ndryshimin e rregullores për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për dhënien e mbështetjes financiare investimeve
Bashkë me kërkesën për ndarjen e mbështetjes financiare, parashtruesi dorëzon:
- Gjendjen aktuale të subjektit afarist
- Vërtetim se ndaj subjektit afarist nuk është hapur procedurë falimentimi
- Vërtetim se ndaj subjektit afarist nuk është hapur procedurë likuidimi
- Vërtetim nga Drejtoria e Doganës për detyrimet e paguara
- Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatimet e paguara
- Llogaritë vjetore për katër vitet e fundit
- Deklaratë e noterizuarpër vërtetësinë e të dhënave në kërkesë
- Ekstrakt nga Depozitari Qendror i Letrave me Vlerë, për parashtruesit sipas nenit 33 të Ligjit
- Kopje nga libri i aksionarëve,për parashtruesit sipas nenit 33 të Ligjit
- Vërtetim nga organi kompetent i një shteti të huaj, për parashtruesit sipas nenit 33 të Ligjit
Shënim: Të gjitha dokumentet e dorëzuara së bashku me kërkesën duhet të jenë jo më të vjetra se 60 ditë deri në ditën e paraqitjes së kërkesës.