Përdoruesi i mbështetjes financiare që ka përmbushur kushtet e përcaktuara me marrëveshjen e lidhur për dhënien e mbështetjes financiare, paraqet Kërkesë për pagesën e mbështetjes financiare me dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, më së voni deri më 31 gusht të vitit aktual, për shpenzimet e realizuara të arsyeshme të investimeve në vitin paraprak.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës e shqyrton kërkesën e paraqitur dhe dokumentacionin e bashkëngjitur dhe, nëse konstaton se janë përmbushur kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare në përputhje me Ligjin dhe marrëveshjen, përgatit raport me përllogaritjen e mbështetjes financiare të miratuar, mbi bazën e të cilit kryhet pagesa.
Bashkë me Kërkesën për pagesën e mbështetjes financiare dorëzohet dokumentacioni në vijim:
- Pasqyra vjetore dhe raportet financiare për katër vitet e fundit, ose për një periudhë më të shkurtër në varësi të datës së themelimit dhe fillimit të veprimtarisë së subjektit afarist;
- Vërtetim nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut se ndaj subjektit afarist nuk është hapur procedurë falimentimi;
- Vërtetim nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut se ndaj subjektit afarist nuk është hapur procedurë likuidimi;
- Vërtetim nga Drejtoria e Doganave se përfituesi nuk ka borxh të papaguar në bazë të doganave dhe detyrimeve të tjera të importit;
- Certifikatë nga DAP se përfituesi nuk ka detyrime tatimore të papaguara të maturuara;
- Bilanc bruto me gjendjen në fund të vitit paraprak;
- Bilanc bruto me gjendjen në fund të muajit paraprak (ose muajit para tij) në muajin kur paraqitet kërkesa për pagesë;
- Listë e mjeteve themelore me vlerën e blerjes dhe vlerën e amortizuar me gjendjen në fund të vitit paraprak;
- Listë e mjeteve themelore me vlerën e blerjes dhe vlerën e amortizuar me gjendjen në fund të muajit paraprak (ose muajit para tij) në muajin kur paraqitet kërkesa për pagesë;
- Deklaratë e noterizuar nga përfaqësuesi ligjor i përfituesit, nën përgjegjësi të plotë materiale, penale dhe morale, se dokumentacioni i bashkëngjitur dhe të dhënat në kërkesë janë të sakta, të vërteta dhe të besueshme dhe se për shpenzimet e arsyeshme nuk është dhënë ndihmë shtetërore mbi baza të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shënim:
Të gjitha dokumentet e paraqitura duhet të jenë jo më të vjetra se 60 ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës, përveç dokumenteve për të cilat ndryshe është përcaktuar me ligj ose akt nënligjor.