Përfituesi i mbështetjes financiare i cili ka plotësuar kushtet, gjegjësisht ka lidhur marrëveshje për dhënien e mbështetjes financiare me Qeverinë, jo më vonë paraqet kërkesë për pagesën e mbështetjes financiare me dokumentacionin e nevojshëm në Agjencinë për Investime të huaja dhe promovim të eksportit deri më 31 gusht.
Me kërkesën për pagesë dorëzohet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Llogaria vjetore dhe raporti financiar për katër vitet e fundit ose për një periudhë më të shkurtër në varësi të datës në të cilën subjekti afarist është themeluar dhe ka filluar me punë.
- Vërtetim nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut se nuk është hapur procedurë falimentimi ndaj subjektit afarist jo më i vjetër se 60 ditë nga data e publikimit.
- Vërtetim nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut se ndaj subjektit afarist nuk është hapur procedurë për likuidim, jo më e vjetër se 60 ditë nga data e publikimit.
- Vërtetim nga Drejtoria doganore se përdoruesi nuk ka borxh të papaguar për shkak të detyrimeve doganore dhe detyrimeve tjera të importit, jo më i vjetër se 60 ditë nga data e publikimit.
- Vërtetim nga Administrata e të Ardhurave Publike se përfituesi nuk ka detyrime tatimore të papaguara, jo më e vjetër se 60 ditë nga data e publikimit.
- Bruto bilanci në fund të vitit të kaluar
- Bruto bilanci në fund të muajit paraardhës (ose muajit para) të muajit në të cilin është paraqitur kërkesa për pagesë
- Lista e mjeteve themelore me vlerë të blerjes dhe të amortizuar në fund të vitit paraprak
- Lista e mjeteve themelore me vlerë të blerjes dhe të amortizuar me gjendje në fund të muajit paraardhës (ose muajit para) të muajit në të cilin është paraqitur kërkesa për pagesë.
- Deklaratë e noterizuar e përfaqësuesit ligjor të përfituesit, nën përgjegjësinë e plotë materiale, penale dhe morale, se dokumentacioni dhe të dhënat e përfshira në këtë kërkesë për mbështetje financiare janë të sakta, të vërteta dhe të besueshme dhe se nuk është dhënë asnjë ndihmë shtetërore tjetër dhe se për shpenzimet e arsyetuara nuk është dhë ndihmë shtetërore tjetër në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Rregullore për pagesën e ndihmës financiare
Кërkesë për pagesë
Тabelat e pagesë.xlsx