Industria e TIK regjistron rritje prej 71% në tre vitet e fundit. Sektori ka një fuqi punëtore të kualifikuar, të disponueshme dhe efektive me aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze, infrastrukturë solide telekomunikuese, taksë të ulët, softuer cilësor dhe shërbime IT, njohuri superiore teknike dhe të biznesit me qmime konkurruese. Industria e TIK ka një potencial të madh në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë sê Veriut , dhe shumica e ndërmarrjeve të specializuara në “Shërbime softuerësh dhe IT” janë kryesisht kompani të orientuara drejt eksportit dhe kanë vlerë të shtuar të konsiderueshme.
Në vitin 2022, eksportet neto u rritën me 42% krahasuar me vitin 2021 dhe mbështetet nga fakti se shumica e ndërmarrjeve të hapura ekonomikisht të sapohapura janë përqendruar në tregjet e huaja.
Shumë kompani të mëdha TIK, si Microsoft, Cisco, Oracle, Dell, Compaq, Hewlett Packard, IBM, Sun Microsystems, Apple dhe Lotus, janë të pranishme në vend përmes degëve, shpërndarësve, tregtarëve, shitësve, ofruesve të zgjidhjeve dhe partnerëve të biznesit.
*Burimi: MASIT https://masit.org.mk