Klima e biznesit

Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar:

Marrëveshje për mbrojtjen e investimeve me vendet e mëposhtme: Shqipëri, Austri, Azerbajxhan, Belgjikë, Bosnjë, Bullgari, Bjellorusi, Vietnam, Gjermani, Danimark, Indi, Itali, Kinë, Kazakistan, Koreja, Kosova, Kuvajti, Luksemburgu, Lituania, Malajzia, Maroku, Poloni, Rumani, Rusi , Serbi, Slloveni, Sllovaki, Turqi, Ukrainë, Hungari, Finlande, Holanda, Kroacia, Mali i Zi, Republika Ceke, Spanja, Suedia, Zvicra.

Marrëveshje për shmangjen e taksimit të dyfishtë me vendet e mëposhtme: Austri, Shqipëri, Belgjikë, Bjellorusi, Bullgari, Britani të Madhe, Gjermani, Danimarkë, Egjipt, Estoni, Iran, Irlandë, Itali, Katar, Kinë, Kosovë, Kuvajt, Letoni, Lituani, Marok , Moldavi, Norvegji, Poloni, Rumani, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Tajvan, Turqi, Ukrain, Hungari, Finlandë, Francë, Hollandë, Kroaci, Republika Çeke, Zvicër, Suedi, Spanjë, Serbi, Mali i Zi.

Burimet ndërkombëtare të Ligjit të Arbitrazhit të Maqedonisë së Veriut  përfshijnë konventa dypalëshe dhe shumëpalëshe, të cilat Maqedonia e Veriut ka nënshkruar ose trashëguar nga ish Jugosllavia në bazë të trashëgimisë.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar:

Konventën e Nju Jorkut për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit të huaj,

Konventën e Gjenevës për zbatimin e vendimeve të arbitrazhit të huaj, Konventën e Uashingtonit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve midis shteteve dhe shtetasve të shteteve të tjera dhe Konventën Evropiane për arbitrazhin tregtar ndërkombëtar.

Sipas ligjit maqedonas, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë përparësi ndaj legjislativës vendore.

ANËTARE E NATO-s DHE VEND KANDIDAT PËR ANËTARSIM NË BE

Maqedonia е Veriut është një Republikë sovrane me një demokraci parlamentare shumë-partiake. Qeveria në Maqedoninë e Veriut bazohet në parimin e ndarjes rigoroze të funksioneve dhe përgjegjësive midis bartësve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqëson Republikën dhe është Komandanti suprem i forcave të armatosura. Presidenti zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me një mandat pesë vjet dhe maksimumi dy mandate.

Parlamenti (Asambleja), është organ legjislativ dhe është institucioni qendror dhe më i rëndësishëm i organit shtetëror. Asambleja njëdhomëshe përbëhet nga 120 ligjvënës për një mandat katër-vjeçar. Anëtarët zgjidhen me votim popullor nga listat e partive, bazuar në përqindjen e partive të fituara nga votat totale në gjashtë zona elektorale, 20 vende secila.

Organi ekzekutiv është Qeveria, e kryesuar nga Kryeministri. Ministrat e kabinetit emërohen nga Kryeministri i caktuar dhe miratohen me shumicë votash në Asamblenë Kombëtare.

Sistemi juridik i Maqedonisë së Veriut bazohet në të drejtën civile. Gjyqësori është i përbërë nga Gjykatat Themelore dhe të Apelit, Gjykata Supreme, Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli Gjyqësor i Republikës. Parlamenti emëron gjyqtarë për të punuar në secilën prej këtyre gjykatave. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është me interesin dhe përparësinë më të lartë strategjike për Qeverinë, një qëllim i ndarë nga shumica dërrmuese e qytetarëve dhe të gjitha partive politike. Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë në Evropën Juglindore që nënshkroi një Marrëveshje Stabilizimi dhe Asociimi.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) ndodhet në agjendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm të BE-së që nga viti 2005, kur ajo u bë një kandidat për pranim. Maqedonia e Veriut paraqiti kërkesën e saj të anëtarësimit në vitin 2004, trembëdhjetë vjet pas pavarësisë së saj nga Jugosllavia. Ajo shtë një nga pesë vendet aktuale të kandidatëve për në BE, së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Bisedimet e pranimit filluan në Mars 2020.

Maqedonia Veriore është anëtare e (NATO). Në vitin 1995, vendi u bashkua në Partneritetin për Paqe. Pastaj filloi të merrte pjesë në misione të ndryshme të NATO-s. Në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, Greqia vuri veton e ftesës së vendit për t’u bashkuar; megjithatë, vendet anëtare të NATO ranë dakord që vendi do të merrte një ftesë pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin. Pas marrëveshjes në qershor të vitit 2018 për riemërtimin e vendit, përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan një protokoll për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në 6 shkurt të vitit 2019. Gjatë trembëdhjetë muajve të ardhshëm, të 29 vendet anëtare të NATO-s ratifikuan protokollin. Protokolli i anëtarësimit hyri në fuqi në 19 Mars të vitit 2020, duke lejuar Maqedoninë e Veriut të depozitojë instrumentin e saj të pranimit dhe kështu të bëhet një anëtare e NATO-s në 27 Mars të vitit 2020.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print