Ndihma financiare

Pikat kryesore të përgjithshme

Ndihma financiare Gjërat kryesore të Ligjit për ndihmën financiare

Me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit inkurajon rritjen ekonomike duke mbështetur investime fillestare produktive me qëllim të rritjes së konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë dhe uljes së papunësisë. Një numër i madh i kompanive maqedonase duke shfrytëzuar programin për dhënien e mbështetjes financiare realizuan projektet e tyre investuese dhe kontribuan në rritjen e kapaciteteve ekonomike të vendit.

KRITERET PËR LIDHJEN E KONTRATËS:

  • Investimi fillestar produktiv

  • Rritja e të hyrave totale nga puna
  • Numri mesatar i të punësuarve të mos zvogëlohet më shumë se 5%

MASAT PËR DHËNIEN E MBËSHTETJES FINANCIARE:

  • Punësime të reja
  • Bashkëpunimi me furnitorët vendas
  • Zhvillimi teknologjik dhe kërkimi (R&D)
  • Projektet me interes të rëndësishëm ekonomik për shtetin
  • Investimet kapitale
  • Blerje fondesh nga kompanitë me vështirësi
  • Rritja e konkurrencës së tregut

MBËSHTETJE FINANCIARE SHTESË

Për investimet e subjekteve afariste që janë të themeluara nga shtetas të Maqedonisë dhe kanë vendbanim ose qëndrim të përkohshëm jashtë Republikës, shuma e mbështetjes financiare rritet për 15% të shpenzimeve të arsyetuara investuese deri në maksimum 1.000.000.00 euro në vit.

Mbështetje financiare shtesë për shumën bazë tashmë të miratuar të mbështetjes financiare jepet edhe për investimet e bëra në zonat e pazhvilluara të territorit të Maqedonisë së Veriut përmes instrumentit për zhvillim të balancuar rajonal.

Ligji për mbështetjen financiare të investimeve (teksti i konsoliduar)

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print