Infrastruktura e fuqisë punëtore

TREGU I PUNËS

PASQYR E PERGJITHSHME

Maqedonia e Veriut ka një fuqi punëtore të arsimuar, shumë të kualifikuar dhe etike në dispozicion të investitorëve të huaj. Standardet arsimore të institucioneve të arsimit të lartë për shkencat teknike janë të ngjashme me ato të vendeve perëndimore. Punëtorët në vend mirëpresin arsimimin e vazhdueshëm dhe mësimin e vazhdueshëm, duke përfunduar me sukses trajnimin profesional të përshtatur. Qeveria është e gatshme të ndihmojë investitorët në procesin e trajnimit të fuqisë punëtore duke marrë pjesë në programe të tilla.

SISTEMI I EDUKIMIT

Sistemi arsimor përfshin arsimin e detyruar fillor dhe të mesëm, si dhe studimin e gjuhës angleze, duke filluar nga klasa e parë të shkollës fillore. Përveç shkollave të mesme standarde, shumë shkolla të mesme profesionale në secilin qytet ju mundësojnë studentëve të mësojnë një larmi profesionesh. Në vendin tonë ekzistojnë shtatë universitete publike edhe shumë kolegje private të njohura ndërkombëtarisht.

Çdo vit afërsisht 80% e të diplomuarve janë të regjistruar në universitetet e vendit ndërsa në vitet e fundit ka pasur një rritje prej 35% të numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Me 45% të popullsisë nën moshën 30 vjeç, vendi ofron një fuqi punëtore të re, të arsimuar dhe të aftë.

PAGA

Paga mesatare bruto mujore në shtator 2023 është 925 euro. Kjo shumë përfshin pagën neto, tatimin mbi të ardhurat personale dhe kontributet shoqërore për pensionet dhe sigurimet e aftësisë së kufizuar, sigurimet shëndetësore dhe sigurimet e punës. Paga minimale për secilën degë profesionale përcaktohet nga marrëveshjet kolektive.

KONTRIBUTET SHOQËRORE

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit ka ulur ndjeshëm kontributet e sigurimeve shoqërore. Planifikohen edhe reduktime të mëtejshme dhe zbatimi i tyre varet nga kushtet e përgjithshme ekonomike në vend.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print