Panairet

Panairet tregtare

Invest North Macedonia mbështet ndërmarrjet vendase të orientuara drejt eksportit në promovimin e produkteve dhe shërbimeve duke marrë pjesë në panaire tregtare dhe duke organizuar takime B2B.

Pjesëmarrja në panair për secilën ndërmarrje sjell përparësi të shumta:

  • Takime afariste me partnerë potencialë të synuar të biznesit (Drejtuesit e Biznesit),
  • Edukimi për trendet më të fundit në industri, por edhe takime të drejtpërdrejta me blerësit e mundshëm,
  • Mundësia për të krijuar partneritete të reja,
  • Të poziciononi ndërmarrjen tuaj në mjedisin ndërkombëtar afarist duke hyrë në tregje të reja,
  • Përforconi praninë tuaj të korporatave në tregjet ekzistuese.

Invest North Macedonia mbështet modelin e pjesëmarrjes së përbashkët në panairet ndërkombëtare përmes konceptit të stendës kombëtare dhe sëbashku me ndërmarrjet po punojmë në gjetjen e zgjidhjes për dizajnin, pamjen, cilësinë dhe vendndodhjen e stendës si dhe zhvillimin e materiale dhe katalogë promovues.

Ekspozuesit e zgjedhur vendas performojnë nën markën Invest North Macedonia por natyrisht, ne kemi parasysh dukshmërinë e identitetit të korporatave të kompanive në stendën kombëtare.

Për realizim të suksesshëm të procesit të pjesëmarrjes në një stendë kombëtare, Invest North Macedonia bashkëpunon me komunitetin afarist (oda, shoqata, grupe dhe kompani dhe SIPPO – Agjencia Zvicerane për Mbështetjen e Eksportit) duke organizuar trajnime të përshtatshme me ekspertë të veçantë të industrisë, si dhe vizitat në objektet e prodhimit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print