PANAIRI I VESHJEVE TË PUNËS A+A Dyzeldorf, Gjermani nga 24.10.2023 deri më 27.10.2023

Aplikimi për pjesëmarrje në panair mund të dorëzohet më së voni deri më 14 gusht 2023 në arkivin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose në e-mail adresën e mëposhtme: export@invest.gov.mk.
Kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në panair duhet të regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre duke dorëzuar dokumentet e kërkuara, si dhe duke plotësuar një aplikim. Kompanitë financojnë pjesëmarrjen e tyre në panair me një tarifë regjistrimi prej 6000 eurosh, nga të cilat deri në 50% (në bazë të llogaritjes së kostove reale) do t’i kthehen çdo kompanie pas përfundimit të panairit.
Kriteret për pjesëmarrje në panair:
- Kompania I ka paguara të gjitha tatimet ndaj shtetit;
- Nuk ka filluar asnjë procedurë falimentimi dhe likuidimi;
- Përfaqësuesit e kompanive që do të marrin pjesë në panair duhet të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
- Në dy vitet e fundit, kompania të ketë eksportuar të paktën në një treg të huaj;
- Kompania duhet të ketë faqen e saj të internetit, me të dhëna të cilat çdoherë azhurohen.