Vlera totale e mallrave të eksportuara nga Maqedonia e Veriut në periudhën janar-nëntor 2023 është 7,7 miliardë euro, që është një rritje prej 0,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara në të njëjtën periudhë është 10.2 miliardë euro ose 8.3% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Deficiti i përgjithshëm tregtar ishte 2.5 miliardë euro.
Produktet më të rëndësishme të eksportuara për vitin 2023:
- katalizatorë me metale fisnike ose përbërje të metaleve fisnike si lëndë aktive,
- produktet e ferronikelit, hekurit dhe çelikut,
- veshje dhe produkte të naftës.
Partnerët kryesorë të eksportit: Gjermania, Serbia, Kosova, Bullgaria dhe Greqia.
Produktet më të rëndësishme të importuara në 2023:
- naftë bruto,
- platini dhe lidhjet e platinit,
- mjetet motorike dhe energjia elektrike.
Partnerët kryesorë të importit: Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Kina dhe Serbia.
* Burimi: Enti Shtetëror i Statistikave, Janar 2024