Ekipi ynë do të ju udhëheqë gjatë fazës fillestare të hulumtimit, dhe do të organizojë itinerar të përshtatshëm për ta vizituar Maqedoninë e Veriut.Pasi të vini këtu, ekipi ynë do t’ju ndihmojë me një vlerësim objektiv të suksesit të mundshëm të projektit tuaj në krahasim me vendet fqinje, bazuar në klimën aktuale të biznesit.
Nëse e konsideroni që vendi ynë është një lokacion i përshtatshëm për nevojat tuaja të biznesit, Investo në Maqedoninë e Veriut do të komunikojë në emrin tuaj me organet e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe do t’ju ndihmojë gjatë procesit për të siguruar një dialog të hapur kërkimor. Nëse gjetja e një partneri lokal të biznesit në vend është në interesin tuaj, ekipi i shërbimeve të investitorëve së bashku me departamentin tonë të promovimit të eksportit do të lehtësojnë takimet përkatëse dhe do të punojnë për të përmbushur të gjitha kërkesat tuaja.