Në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri, Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi projektet kryesore për arritjen e zhvillimit ekonomik duke u përqëndruar në energji, infrastrukturë, gazifikim të cilat janë pjesë e Listës Unike të projekteve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si prioritet për përdorimin e fondeve të siguruara nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Janë gjithsej shtatë aplikime, dy për ndihmë teknike dhe pesë për grante investimesh.
Dy projektet e ndihmës teknike janë lidhja e gazit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë si dhe implementimi i efiçiencës së energjisë të institucioneve publike. Pesë projektet e tjera janë dorëzuar për të përdorur grantet si përparësitë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Bëhet fjalë për impiant për trajtimin e ujërave të ndotura në qytetin e Shkupit prej 71.3 milion euro për projektin dhe ndërtimin e një impianti qendror për trajtimin e ujërave të ndotura në dy faza. Më tej për ndërtimin e një pjese të korridorit hekurudhor 8, Kriva Pallankë – Deve Bair, për ndërtimin e 23.4 km nga seksioni i tretë nga Kriva Pallanka në kufirin me Republikën e Bullgarisë dhe për elektrizimin në seksionin e parë dhe të dytë.
Tjetra është krijimi i një sistemi rajonal të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm të mbetjeve për rajonin e Pollogut, në mënyrë që të përmbushë standardet e përcaktuara dhe rregulloret e BE-së për deponitë. Projekti i katërt është për fotovoltaik diellor Manastir 1 me 20MW, përfshirë prokurimin dhe instalimin e 10MW shtesë të destinuara për Oslomej 2, dhe i pesti është për prokurimin dhe instalimin e fotovoltaik 10MW për Oslomej 1 si vazhdim i përpjekjeve për tranzicionin e sektorit tonë të energjisë te burimet e ripërtëritshme të energjisë ”, tha Zaev.
Për më shumë informacione në: https://vlada.mk/node/25311