Në periudhën 6-9 nëntor 2024, Invest North Macedonia do të marrë pjesë me një stendë kombëtare në Panairin e 30-të Ndërkombëtar të Tiranës, në Tiranë, Shqipëri.
10 (dhjetë) kompani vendase do të kenë mundësinë të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre në këtë event të rëndësishëm rajonal.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është një nga panairet më të rëndësishme të industrisë dhe tregtisë në rajon, me më shumë se 30,000 vizitorë, përfshirë profesionistë, investitorë dhe blerës të mundshëm.
Pjesëmarrësit e këtij viti do të jenë kompani nga Shqipëria, Italia, Greqia, Gjermania dhe shumë vende të tjera evropiane dhe ballkanike. Panairi është kyç për zhvillimin e lidhjeve ekonomike, shkëmbimin e inovacioneve dhe avancimin e teknologjive.
Aplikimi