Invest North Macedonia në panairin më prestigjioz në Dusseldorf të Gjermanisë

1

Vizitorët e njërit prej panaireve kryesore për siguri dhe shëndet në punë nga sot deri më 29 tetor do të kenë mundësinë të vizitojnë stendin kombëtar të Agjencisë për investime të huaja dhe përkrahje të zhvillimit nën markën Invest North Macedonia.

Në ekspozitën prej 54 m2 të ofruar nga Agjencia, prodhimet vendore të gjashtë kompanive vendase të tekstilit u prezantuan në EXPO-në e 38-të A + A SIGURIA DHE SHËNDETI që u mbajt në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në thirrje publike janë përzgjedhur kompanitë Zlatex, Eurosolid dhe Textile Solution nga Shkupi, Albatros dhe Lars nga Shtipi dhe kompania e Ohrit Euro Jeans, me kritere të paracaktuara për pjesëmarrje dhe përzgjedhje.

Dita e parë e panairit kalon me një vizitë të një numri të madh të blerësve të interesuar dhe janë mbajtur takime të suksesshme nga të cilat pritet bashkëpunim në të ardhmen. Përfaqësuesit e kompanive vendore janë të kënaqur me frekuentimin e stendës kombëtare dhe mund të konstatohet se interesimi i blerësve të huaj është i drejtuar nga prodhuesit evropianë, për shkak të përmirësimit të pozitës konkurruese të prodhuesve vendor në raport me Azinë.

Vizitorëve A + A u ofrohet mundësia për të parë të ardhmen e sigurisë në punë dhe një pasqyrë të plotë në tendencat e reja në industri.

Pjesëmarrja në panair përveç Agjencisë organizohet me mbështetjen e SIPPO – Programi Zviceran për Mbështetjen e Eksportit dhe Asociacioni i Tregtisë së Tekstileve – Klasteri i Tekstileve.

Panairi A+A pritet të vizitohet nga 73.507 vizitorë, këtë vit ka 2.121 ekspozues, 49% e të cilëve janë nga Gjermania, ndërsa pjesa tjetër 51% janë nga vende të tjera, duke përfshirë kompanitë jashtë Evropës. Sipas vlerësimeve të organizatorëve, 71% e vizitorëve kanë interesin më të madh për veshjet dhe pajisjet mbrojtëse personale.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest