Drejtori Gazmend Abdija prezanton mundësitë e Investimit në vendin tonë para Kompanisë ‘Magna Investment’ në Abu Dhabi

Слика 1
Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit në RMV, Gazmend Abdija, gjatë qëndrimit të tij në Abu Dhabi, ka shfrytëzuar mundësinë për të prezantuar potencialin e investimeve në vendin tonë para gjigandit “Magna Investment” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Magna Investment” është një kompani investimesh që operon në nivel ndërkombëtar dhe është e specializuar në fushën e investimeve të huaja dhe zhvillimit të projekteve të mëdha. Kompania ka një histori të suksesshme në realizimin e investimeve në shumë sektorë.
Drejtori, Abdija me shumë Kënaqësi ndanë lajmin se “Magna Investment” tregoi interes të madh për të investuar në vendin tonë. Është Diskutuar për mundësitë e zhvillimit të sektorit të agrikulturës dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik në vendin tonë.
Drejtori, Abdija me shumë Kënaqësi ndanë lajmin se “Magna Investment” tregoi interes të madh për të investuar në vendin tonë. Është Diskutuar për mundësitë e zhvillimit të sektorit të agrikulturës dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik në vendin tonë.
Në këtë kontekst, është dakorduar që përfaqësuesit e “Magna Investment” do të vizitojnë vendin tonë në një të ardhme të afërt, për të hulumtuar më shumë dhe për të identifikuar projektet konkrete të investimit. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin agrikulturor dhe sektorë të tjerë.
Po punojmë me shumë përkushtim për të krijuar një mjedis të favorshëm investimi, që tërheq investitorët e huaj dhe inkurajon zhvillimin e sektorit të agrikulturës dhe sektorëve tjerë. Investimet e huaja janë një motor i rëndësishëm për rritjen dhe modernizimin e ekonomisë sonë.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest