Ekzistojnë shumë databaza që lidhin Biznes me Biznes (B2B), të organizuara varësisht nga vendet, rajonet, sektoret, madhësitë e ndërmarrjeve etj.
Në panairet e tregut jashtë vendit, ndërmarrjet vendase kanë shansin të takojnë përfaqësues të ndërmarrjeve të huaja ku mund të shkëmbejnë informacione dhe kontakte për bashkëpunim të mëtejshëm.
Portali i ri i eksportit është një treg online për prodhues, fabrika, tregtarë dhe furnizues ku ndërmarrjet vendase ofrojnë mallrat dhe shërbimet e tyre.