Maqedonia e Veriut është nënshkruese e tre marrëveshjeve shumëpalëshe të Tregtisë së Lirë:
- MSA (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) me vendet anëtare të BE-së;
- EFTA (Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn) dhe
- CEFTA (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Moldavia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova).
Përveç marëveshjes multilaterale, Maqedonia e Veriut gjithashtu ka nënshkruar dy marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë me vendet e mëposhtme:
- Marrëveshja bilaterale e tregtisë së lirë me Turqinë dhe
- Marrëveshja bilaterale e tregtisë së lirë me Ukrainën
Këto marrëveshje i japin Maqedonisë së Veriut qasje pa taksa për më shumë se 680 milion konsumatorë. Maqedonia e Veriut është gjithashtu anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) që nga viti 2003.