Sot, drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja z.Bekim Emini pati një fjalim ceremonial në një aktivitet të organizuar nga MASIT bashke me Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit të RSM-se, me temë: “Dixhitalizimi si përgjigje ndaj krizës aktuale”.
Në aktivitet u diskutua mbi temën e dixhitalizimit dhe ndikimin e saje dhe si e tille vepron dhe ndihmon gjatë krizës aktuale, duke paraqitur edhe tema, tendenca dhe zgjidhje inovative që janë të disponueshme në treg nga kompanitë e TIK-ut, gjithashtu duke shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira nga vendi dhe rajoni, dhe si subjekt i dixhitalizimit nga ekspertë të shquar nga vendi dhe rajoni.
Sektori TIK në kuadër të veprimtarisë së Agjencisë zë vendin e një sektori prioritar, kështu që bashkëpunimi dhe mbështetja që ne ofrojmë do të vazhdojë me bashkëpunim edhe më intensiv.