Sot në Agjencinë për investime të huaja dhe promovim të eksportit u zhvillua një takim midis Drejtorit Dejan Pavleski dhe Kryetarit të Këshillit të investitorëve të huaj, z. Stefan Peter, si dhe Nënkryetarit të Odës ekonomike Dr. Jelisaveta Georgieva – Jovevska si dhe eksperte dhe koordinatore e ISO znj. Emilija Todorovska.Në takim u diskutua mbi trendet në ekonomi, perceptimet e investitorëve të huaj në lidhje me kushtet për të bërë biznes dhe rolin dhe rëndësinë e Agjencisë në ndihmën ekzistuese dhe tërheqjen e investitorëve të rinj.
Së bashku u konkludua se është me rëndësi të veçantë thellimi i bashkëpunimit me furnitorët lokalë, me universitetet, për të inkurajuar aktivitete kërkimore dhe zhvillimore, si dhe për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet për investitorët në periudhën pas investimit.
Këshilli për investitorët e huaj në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut përfaqësohet nga 130 kompani që kanë 50,000 të punësuar në industri të ndryshme në të gjithë vendin tonë me një xhiro totale prej 5 miliardë eurosh.
Palët ranë dakord që të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë duke vendosur qëllime, përparësi dhe aktivitete të përbashkëta.