Brenda Forumit Ekonomik të Shkupit, drejtori i Agjencisë, Dejan Pavleski u takua me Z. Joanis Smirlis, Sekretar i Përgjithshëm për Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
![](https://investnorthmacedonia.gov.mk/stored/2021/06/DP-11-2-1024x683.jpg)
Në takim u diskutuan mundësitë për projekte të përbashkëta dhe çështje për forcimin e bashkëpunimit rajonal në lidhje me investimet dhe tregtinë. Ata u pajtuan të ndërmarrin aktivitete midis Invest North Macedonia dhe ENTERPRISE GREECE të cilat do të duhet të ndjekin në periudhën e ardhshme si rezultat i nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit për investime dhe bashkëpunim tregtar midis dy agjencive në janar 2021.