Takime Pune të Drejtorit Gazmend Abdija në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

1
Në kuadër të Forumit Botëror të Investimeve në Abu Dhabi, drejtori i Agjencisë Gazmend Abdija i shoqëruar nga këshilltari ekonomik Bekri Ajdini zhvilluan një takim pune me Departamentin e Zhvillimit Ekonomik të Abu Dhabit dhe ADQ – Holding për Zhvillim të Abu Dhabit.
ADDED është një organizatë që punon për rritjen ekonomike duke forcuar sektorin privat, duke nxitur inovacionin dhe duke forcuar konkurrencën e kompanive në Abu Dhabi.ADQ është një kompani investimi dhe Holding që punon për të transformuar dhe forcuar ekonominë e bazuar në njohuri në Emiratet.
Gjatë takimeve u hapën disa fusha të bashkëpunimit ndërmjet kompanive nga Abu Dhabi dhe Maqedonia e Veriut dhe u konstatua se ekziston një potencial i madh për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me theks të veçantë në bujqësi dhe prodhim ushqimor, energji,dhe turizëm, dhe në këtë drejtim u theksua edhe nevoja për krijimin e linjës ajrore direkte nga Maqedonia e Veriut në Abu Dhabi.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest