Invest North Macedonia në forumin e 8-të Botëror të Investimeve në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

featured image
Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit në periudhën prej 16-20 tetor merr pjesë me stendë në Forumin e 8-të Botëror të Investimeve që mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Forumi mbledh së bashku mbi 8,000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, mbi 130 ngjarje, ministra, menaxherë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe pjesëmarrjen e agjencive të investimeve nga e gjithë bota.
Drejtori i Agjencisë, Gazmend Abdija, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe Shkëlqesija e tij Abdulkadar Memedi dhe këshilltari ekonomik nga ambasada në Abu Dhabi, Bekri Ajdini.
Në kuadër të forumit, në takime të shumta u prezantuan potencialet dhe mundësitë investuese që ofron Maqedonia e Veriut, u mbajtën takime me përfaqësues të disa agjencive investuese nga mbarë bota për shkëmbimin e përvojave dhe aplikimin e praktikave të mira, si dhe zbulimin e fushat për bashkëpunim dhe ndërtimin e partneriteteve të reja.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest