Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gazmend Abdija, ka takuar sot Dr. Johny Hon, kryetar i grupacionit global të kompanive (http://www.global.hk,) të kryesuar nga z. Trajçe Rushev, shef i departamentit të diplomacisë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në takimin e punës, delegatëve kinezë iu prezantua klima e favorshme e biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfitimet shtesë për investitorët të rregulluara me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.
U diskutua edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe prezantimit të përbashkët të klimës së favorshme të biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mundësive për investime tek një numër më i madh i kompanive kineze.