Një kompani nga Zvicra nga industria farmaceutike e interesuar për të investuar në Maqedoninë e Veriut

1
Drejtori i Agjencisë, Zulfi Adili, ka zhvilluar një takim pune me Silvia Huber, drejtoreshë ekzekutive dhe pronare e kompanisë DOMACO DNH NATURAL HIGHTECH nga Zvicra. Në takim morën pjesë Vanessa Peterhans-Huber, Udhëheqës i Menaxhimit të Projekteve, Mark Huber, Udhëheqës i Zhvillimit të Biznesit dhe Dr. Lumni Ademi, Udhëheqës i Kontrollit të Cilësisë. Është një kompani nga industria farmaceutike me mbi 103 vite përvojë, e cila është e pranishme në treg në disa vende të botës.
Përfaqësuesit e kompanisë shprehën interesim për kushtet që ofron Maqedonia e Veriut për investitorët e huaj dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Agjencinë. Gjatë takimit, drejtori Adili shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Agjencisë për të mbështetur investimet e huaja në vendin tonë.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest