Kompaniја Belge e interesuar të investoj në Republikën e Maqedonisë së Veriut

slika 1
Përfaqësues të Avesta Battery & Energy Engineering (ABEE) (https://abeegroup.com/) / nga Belgjika në një vizitë zyrtare në Agjencinë për Investime të Huaja.Sot në ambientet e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, drejtori z. Bekim Emini së bashku me ekipin e Invest North Macedonia pritën themeluesin e kompanisë belge ABEE, Prof. Noshin Omar.
ABBE si një investitor i huaj potencial prezantoi planin e saj shumëvjeçar të biznesit për të investuar në vendin tonë duke investuar në sistemin e menaxhimit të baterive (BMS) dhe Sistemet Elektronike të Energjisë dhe duke punësuar më shumë se 70 persona në vitin e parë, si dhe duke hapur një Research & Development special te zhvillimit për nevojat e tyre dhe punësimin e personelit të kualifikuar për kërkime industriale. U theksua se investimi fillestar do të rritet disa herë në periudhën në vijim, duke qenë se kërkesa për këtë lloj produktesh do të rritet me shpejtësi.
Në takim u sqaruan mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut, lokacionet e mundshme, si dhe përfitimet që ofron Ligji për mbështetje financiare të investimeve.Kompania tashmë e ka shpallur investimin në faqen e tyre zyrtare.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest