B2B takime Poloni-Maqedonia e Veriut

slika 1

Sot në ambientet e Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt manifestim kushtuar promovimit të bashkëpunimit afarist ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.

Organizatorë të këtij manifestimi ishin Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit dhe Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me partnerët tanë – Agjencinë Polake për Investime dhe Tregti, gjithashtu me mbështetjen e një projekti donator të USAID-it.

Interesi për rrjetëzimin e dhomave të tregtisë të dy vendeve është i madh. Në një konferencë biznesi morën pjese më shumë se 12 kompani nga Polonia në fushën e energjetikës, infrastrukturës, paketimit dhe menaxhimit të mbetjev, gjitha këto patën mundësinë të lidhen me 25 kompani vendase.

Në aktivitetin e sotëm u drejtuan drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z. Antoni Peshev, Ambasadori i Polonisë në Maqedoninë e Veriut z. Krzysztof Grzelczyk, Drejtori I Agjencisë për

investime të huaja z.Gazmend Abdija  drejtoresha e USAID-it në Maqedoninë e Veriut znj. Jerry Dyble, dhe nënkryetarit të Odës Ekonomike të Silesisë së Ulët, z. Mariusz Žebrovski.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare të eventit, pasuan takimet B2B, ndërsa në pjesën e tretë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në event bënë prezantime individuale të kompanive të tyre.

Pas takimeve dypalëshe të biznesit të sotëm si ngjarje e parë dhe pjesë e vizitës treditore, delegacioni do të vazhdojë në TIRZ dhe Ohër.

 

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest