Eksport

Prezantimi

Eksporti është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik stabil i cili ndikon njëkohësisht edhe në përmirësimin e konkurrencës së vendit në skenën ndërkombëtare. Agjenciа për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore në tregjet e huaja dhe ofron ndihmë në procesin e rritjes së eksportit të tyre.
Ndërmarrjet maqedonase eksportojnë produkte dhe shërbime për disa arsye. Eksporti mund të rrit shitjet dhe fitimet nëse mallrat krijojnë tregje të reja ose i zgjerojnë tregjet ekzistuese, madje mund edhe të paraqesin mundësi për të kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut.
Gjithashtu, ndërmarrjet vendase që eksportojnë në tregjet e huaja fitojnë njohuri dhe përvoja të reja që mund të kontribojë në zbulimin e teknologjive të reja, linja të produkteve, njohuri për konkurrentë të huaj dhe praktika të marketingut.
Eksporti mund t’i përmirësojë veprimet afariste duke i kuptuar kërkesat e marketingut në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm midis partnerëve. Marrëdhëniet e mirëqena ndërkufitare gjithashtu kërkojnë edhe njohuri të kulturave dhe vlerave të huaja në vendet ku zhvillohet biznesi.
Gjithashtu, veprimtaritë afariste dhe eksporti mund të përmirësohen duke rritur ndërgjegjësimin e ndërmarrjet vendase në lidhje me përfitimet që ndodhin nga aktivitetet e eksportit kryesisht përmes informimit të vazhdueshëm në lidhje me trendet globale dhe gjallërimit të këtyre ndërmarrjeve përmes përfshirjes së tyre në dhoma të tregtisë, grupe e shoqata më të vogla me qëllim që të stimulohet pjesëmarrja në skenën e tregtisë ndërkombëtare, si përshembull në takime B2B, konferenca afariste dhe panaire.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print