Drejtori Gazmend Abdia në Konferencën Vjetore të MASIT mori fjalen në temën “Ndërtimi i urave dixhitale drejt së ardhmes sonë të përbashkët dixhitale”

1

Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit është partneri dhe mbështetësi zyrtar i Konferencës Vjetore të Dhomës së Tregtisë për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit MASIT për të dytin vit radhazi.

“Me përpjekje të përbashkëta, ne mund të ndërtojmë një shoqëri të fortë, të hapur, të sigurt dhe demokratike – në të cilën gjeneratat e ardhshme, përmes aksesit në internet dhe përdorimit të teknologjive të avancuara, do të sigurojnë zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe ndërtimin e institucioneve transparente dhe të përgjegjshme. që do t’u japë qytetarëve shërbime më cilësore dhe do të rrisë besimin në institucionet e sistemit”– tha në një pjesë të fjalës së tij drejtori i Agjencisë, Gazmend Abdija.

Në konferencë morën fjalën edhe , Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me departamentet ekonomike dhe investitorët Fatmir Bitiqi, Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Azir Aliu, Presidenti i Kuvendi i MASIT-it Aneta Pesheva  dhe ekspertë eminentë nga vendi dhe jashtë.

Fokusi i konferencës ishte në tendencat më të fundit, risitë dhe këshillat praktike nga ekspertët kryesorë në industri. Me temën “Ndërtimi i urave: Drejt së ardhmes sonë të përbashkët dixhitale”, dhe nën moton #DIGITALUNITED, dërgohet një mesazh i qartë për të unifikuar të gjithë aktorët e shoqërisë, të cilët kanë një rol të madh në proceset e dixhitalizimit dhe transformimit dixhital në vend.

Në konferencë morën pjesë mbi 200 të ftuar nga kompani vendase dhe të huaja, nga të gjitha industritë që përdorin zgjidhjet e TIK-ut, përfaqësues nga institucionet dhe ministritë shtetërore, profesorë dhe përfaqësues të universiteteve që trajnojnë stafin e TIK-ut. Seancat interaktive dhe diskutimet në panel diskutuan tendencat më të fundit, risitë dhe përvojat e përbashkëta, si dhe cilat tendenca dhe zgjidhje janë të disponueshme në treg nga kompanitë e TIK dhe si të arrihet transformimi dixhital.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest