Ambasadori i Polonisë viziton Agjencinë për investime të huaja

1

Drejtori Gazmend Abdija sot në ambientet e Agjencisë, u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë, z. Krzysztof Grzelczyk dhe zëvendësambasadorin Piotr Wysocki. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesi i Agjencisë Polake për Investime dhe Tregti Krzysztof Przylucki, shef i Tregtisë së Jashtme me seli në Sofje, si dhe përfaqësues nga Agjencia.

Në fokus të takimit të sotëm ishte potenciali investues dhe eksportues i vendit, si dhe planifikimi dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta në gjysmën e dytë të vitit, të cilat do të mundësojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për investime të huaja dhe Agjencisë Polake për Investime paraqet një hap të rëndësishëm përpara dhe një nxitje për realizimin e lidhjeve të reja biznesore dhe lidhjen e kompanive maqedonase dhe polake. Në këtë drejtim, në vitin 2021 në Shkup u organizua forumi i biznesit polako-maqedonas, ku morën pjesë mbi 60 kompani maqedonase dhe polake, u mbajtën takime dhe prezantime B2B, ndërsa vitin e kaluar u mbajt një ngjarje B2B maqedono-polake në Varshavë, në të cilin morën pjesë 12 kompani nga Maqedonia e Veriut dhe ngjarja rezultoi me lidhjen e kontratës për eksportin e verës nga një kantinë maqedonase.

Bashkëpunimi i suksesshëm është bazë për ndërtimin e partneriteteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive maqedonase dhe polake, u konkludua bashkërisht në takimin e sotëm.

Agjencia për investime të huaja mbetet fuqimisht e përqendruar në ndërtimin dhe ruajtjen e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë me Agjencinë Polake për Investime dhe Tregti, si dhe në forcimin e bashkëpunimit afarist midis kompanive nga vendi dhe atyre polake, rritjen e tregtisë ndërmjet vendeve dhe inkurajimin e investimeve që janë kyçe për ndërtimin e partneriteteve të reja.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest