Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit Gazmend Abdija, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj.
Takimi i tyre ishte shumë konstruktiv dhe diskutuan rreth aktiviteteve të të dy agjencive, si dhe mundësive për bashkëpunim në të ardhmen.
Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e ndërtimit të lidhjeve të forta midis dy vendeve tona në sferën e biznesit, veçanërisht në prodhimtarinë ushqyese.
Në këtë drejtim, është dakorduar që të organizohen takime B2B midis ndërmarrjeve tona dhe të Kosovës për të ndihmuar në zhvillimin e biznesit dhe në rritjen e investimeve.
Poashtu, në takim u diskutua edhe mundësia e lidhjes së një memorandum të bashkëpunimit në një të ardhme të afërt, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit midis dy agjencive tona dhe promovimin e investimeve dhe biznesit të hapur.
Drejtori, Abdija u shpreh se beson se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm midis dy vendeve tona dhe dy agjencive tona.