Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut (AHK Nordmazedonien) po pret Furnizuesit Balkan Expo 2022-SUBEX, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor me një seksion ekspozitë, panel diskutime dhe takime B2B në Hotel Hilton në Shkup.
Drejtori i Agjencisë, Bekim Emini, do të mbajë fjalën hyrëse në ditën e parë të hapjes së SUBEX_Supplier Balkan Expo.
Ky event dyditor është i dedikuar për kompani nga industria metalike, elektrike, IT, tekstile, druri dhe ushqimore.
Qëllimi i ngjarjes është të lidhë kompanitë prodhuese gjermane me kompanitë furnizuese nga rajoni, si dhe të prezantojë potencialin e kompanive nga Maqedonia e Veriut si treg serioz furnizues.
Për informacion më të detajuar https://subex-b2b.com