Kompanitë nga Maqedonia e Veriut në panairin rajonal të auotomobilave në Tiranë

Fair Albania

Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit së bashku me 13 kompani vendore nga sektori i automobilave po marrin pjesë në panairin rajonal të automobilave “Expocity Tirana” që mbahet këtë fundjavë në Tiranë.

Panairi dje u hap zyrtarisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini dhe ministrja shqiptare e Sipërmarrjes, Edona Bilali. Fjalim ka mbajtur edhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Bekim Emini.

Ky event, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri, organizohet nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.

Gjatë panairit, kompanitë kanë mundësi të promovohen dhe përmes takimeve të shumta të dakorduara të ndërtojnë ura për bashkëpunim dhe investime në të ardhmen. Në kuadër të panairit janë ekspozuar makina me kohëmatës të vjetër, si dhe më të fundit me teknologji moderne.

 

 

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest