Në periudhën prej 6 deri më 8 shtator, së bashku me përfaqësues të disa kompanive maqedonase, me ftesë të Misionit Tregtar të Polonisë, Invest North Macedonia merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar për Minierat, Industrinë Energjetike dhe Metalurgjinë.
Gjatë qëndrimit, kompanitë nga Maqedonia e Veriut patën mundësinë të takohen dhe të zhvillojnë takime B2B me kompani polake, si dhe të shprehin mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht në makineri.
Përfaqësuesit e Agjencisë gjatë vizitës në Poloni realizuan takim me Qendrën për ndërmarrësi Smolensk, ku shkëmbyen përvoja dhe propozime për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Në të ardhmen pritet thellimi i bashkëpunimit me industritë tjera dhe promovimi i potencialeve eksportuese për kompanitë prodhuese vendore.