Agjencia për Investimet të Huaja dhe Promovimin e Eksportit në Forumin e Biznesit të Dubait EXPO 2020

Bekim 2

Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit dje në kuadër të Terra Auditorium, një nga pesë auditoret tematike të panairit organizoi një aktivitet biznesi “Mundësitë e Maqedonisë së Veriut në udhëtim, tregti dhe turizëm” në ngjarjen më të madhe Botërore EXPO 2020 Dubai.

Manifestimin e hapi drejtori i Agjencisë për investime të huaja Bekim Emini, i cili prezantoi avantazhet e investimit në vend, me theks të veçantë në sektorët e synuar dhe potencialet eksportuese të kompanive vendore.

Në dy sesione të veçanta të forumit u prezantuan kapacitetet eksportuese të vendit tone dhe  rëndësi të theksuar  I dhanë industrive  me rritje të shpejtë – sektori TIK dhe agrobiznesi, si dhe potencialet turistike dhe mundësitë e Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e turizmit në katër stinët e vitit.

Në forum mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe Shkëlqesia e tij Abdulkadër Memedi dhe Bekri Ajdini këshilltar ekonomik i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe komisar i përgjithshëm i pavijonit të Maqedonisë së Veriut në EXPO 2020 Dubai, njëkohesisht morën pjese përfaqësues të odave ekonomike në Dubai dhe Abu Dhabi, si dhe përfaqësues të sektorit të industrisë ushqimore dhe IT nga Dubai.

Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në EXPO 2020 Dubai synon të rrisë përfaqësimin e vendit në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën duke prezantuar potencialin investues, eksportues dhe turistik të Maqedonisë së Veriut, si dhe duke krijuar një rrjet kontaktesh biznesi dhe mundësi për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqje të investimeve të reja.

Për më shumë informacion vizitoni linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/3K7oItw

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest