Aftercare

Departamenti i kujdesit për klientin – investitorët

Departamenti i kujdesit për klientin – investitorët në Agjencinë për investime të huja dhe promovimin e eksportit të Maqedonisë së Veriut ka për qëllim të sigurojë kujdes profesional dhe në kohë për nevojat e të gjithë investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut.

Pasi organizata juaj të vendoset këtu, ne do të vazhdojmë të plotësojmë nevojat tuaja dhe të zgjidhim çdo çështje që mund të pasojë në fazën e aktiviteteve pas investimit.

Përmbushja e kërkesave të biznesit tuaj është qëllimi ynë kryesor. Ne i kuptojmë nevojat gjithnjë në ndryshim të biznesit kur një operacion rritet, dhe për këtë qëllim, ne zotohemi të bashkëpunojmë ngushtë me ju për të lehtësuar atë rritje në Maqedoninë e Veriut.

Për qëllime të kujdesit profesional dhe në kohë, dialogu publiko-privat dhe kryerjes së shërbimeve të kujdesit për klientin me cilësi më të lartë, Departamenti i kujdesit për klientin – investitorët bashkëpunon me institucionet qeveritare dhe të gjitha shoqatat përkatëse të biznesit në vend, dhe siguron përgjigje të përshtatshme për nevojat dhe kërkesat e të gjithë investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut.

Kënaqësia e investitorëve vendas dhe të huaj me mjedisin e biznesit të një vendi reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë, përfshirë prodhimet me vlerë të shtuar të lartë. E gjithë kjo kontribuon në përmirësimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë. Ekzistenca e Departamentit të kujdesit për klientin – investitorëve do të thotë që mbështetja e Agjencisë nuk përfundon kur projekti i shpenzimeve kapitale të jetë i plotë.

Kujdesi për investitorë përfshin një gamë të tërë të aktiviteteve. Format më të shpeshta të mbështetjes për aktivitetet e biznesit të investitorëve janë renditur më poshtë. Për më tepër, ne kërkojmë të përshtatim mbështetjen tonë për nevojat specifike të secilit investitor.

Mbështetje për zgjerimin, ri-investimet dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore
Ndihmë në kërkimin e zonave të përshtatshme industriale dhe pronave të biznesit
Kërkimi i furnitorëve në rajonin përkatës
Sigurimi i mbështetjes në fushën e burimeve njerëzore
Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet investitorëve dhe shkollave të mesme, kolegjeve profesionale dhe universiteteve
Sigurimi i negociatave me autoritetet lokale, organet e administratës shtetërore dhe institucionet publike
Udhëzime për aplikantët shtetas të huaj në procesin e marrjes / zgjatjes së lejes së qëndrimit të përkohshëm dhe punës pas aplikimit të tyre pranë autoriteteve institucionale për këtë çështje.
Sigurimi që propozimet e investitorëve për të ndryshuar legjislacionin t’i paraqiten Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Organizimi i punëtorive të specializuara, mëngjesi i punës me zyrtarë të lartë, tryeza të rrumbullakëta dhe ngjarje shoqërore.
Të gjitha shërbimet tona ofrohen falas.

Duke punuar së bashku dhe duke ndërtuar një marrëdhënie afatgjate me investitorët aktualë dhe kompanitë vendase, ne mund të sigurojmë suksesin e operacioneve të tyre të biznesit në vend dhe të ndajmë atë përvojë të përmbushjes së kërkesave të komunitetit të biznesit.

Departamenti i kujdesit për klientin – Investitorët

aftecare@invest.gov.mk

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on print