Një delegacion i nivelit të lartë biznesi i kryesuar nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, SH.T. Zhang Suo, vizitoi Agjencinë për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit

FI

Drejtori Gazmend Abdija zhvilloi një takim pune me një delegacion të lartë biznesi të kryesuar nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, SH.T. Zhang Suo.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit nga provinca e Yunanit u njohën me përparësitë dhe mundësitë e shumta që ofron Maqedonia e Veriut dhe shprehën interesim të madh për mundësitë për investime në industrinë e agrobiznesit, si dhe në projekte më të mëdha infrastrukturore.

 

Vendndodhja strategjike, mundësitë që ofron, si dhe klima e favorshme e biznesit e vendosin Maqedoninë e Veriut lart në hartën e investitorëve që kërkojnë një mundësi për të zgjeruar bizneset e tyre.

Invest North Macedonia mbetet fuqimisht e përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve të reja, si dhe promovimin aktiv dhe prezantimin e mundësive fillestare dhe të biznesit për investitorët potencialë.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest