Mundësitë për investim iu paraqitën afaristëve nga Turqia

317254766_2306182092875474_3206807706320175794_n
Dhjetëra afaristë dhe investitorë nga shoqata e biznesit Rumelisijad nga Bursa, Republika e Turqisë, sot kanë pasur takim me zëvendëskryeministrin Fatmir Bitiqi dhe drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit Bekim Emini.
Në takim, të ftuarit u njohën me mundësitë investuese të vendit si dhe përfitimet që ofrojnë masat për mbështetjen e investimeve, si dhe morën përgjigje të shumë pyetjeve dhe dilemave të tyre për investime në sektorë të ndryshëm.
Dhjetëra kompani turke operojnë me sukses në vend dhe pas takimit të sotëm dhe interesimit konkret të shprehur pritet që të ketë edhe më shumë, duke vazhduar tradicionalisht marrëdhëniet të mira ekonomike dhe politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest