Miratohen kontratat për mbështetjen financiare shtetërore për 280 kompani që do të krijojnë 3700 vende pune

FP - Novi dogovori 2

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë vendim për dhënien e pëlqimit për kontratat për mbështetje financiare të investimeve të kompanive për vitin 2022. Kontratat për ndihmë shtetërore në bazë të Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve do të nënshkruhen me 280 kompani që plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj.

Këtë vit do të nënshkruhen 280 kontrata të reja mbështetëse me kompani që hyjnë në cikle investimi prej rreth 145 milionë euro dhe do të krijojnë më shumë se 3700 vende pune në 5 vitet e ardhshme ose deri në përfundimin e kontratave të tyre.

Ndërsa vetëm në vitin 2021, këto 280 kompani investuan rreth 50 milionë euro dhe krijuan mbi 1500 vende të reja pune.

Përmes këtij ligji në 5 vitet e fundit janë lidhur gjithsej 633 kontrata për mbështetje financiare.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest