Projekti i ri investues me vlerë 30 milionë euro për ndërtimin e një objekti më të avancuar në vend, në të cilin do të bëhet prodhimi dhe montimi i avancuar i përbërësve teknologjikë për industrinë e automobilave
Projekti iu prezantua sot në Qeveri Kryeministrit Zoran Zaev nga menaxhmenti i kompanive me famë botërore “Dura Automotive Systems” dhe “Almak”.
Takimi i sotëm është në pritje të fillimit zyrtar të aktiviteteve investuese të dy kompanive të cilat do të shënohen nesër në Zonën Zhvillimore Teknologjike – Industriale – Shkup 2.
Në takimin në Qeveri morën pjesë drejtori i Agjencisë për investime të huaja Dejan Pavleski, si dhe drejtori i TIDZ -së Jovan Despotovski.
Kryeministri Zaev i tha delegacionit të udhëhequr nga menaxhmenti i kompanive se vendi ka nevojë për investime, veçanërisht ato që nënkuptojnë zbatimin e teknologjisë më të fundit dhe kushte e paga më të larta për puntorët , dhe e gjithë kjo do të ndikojë në rritjen e përgjithshme ekonomike .
Fillimi i prodhimit është planifikuar për vitin e ardhshëm.
Kompania e Koresë së Jugut “Almak” me 70% do të ketë pjesën më të madhe në projektin e përbashkët të investimeve. Arsyeja kryesore për vendimin e tyre për të investuar në Maqedoninë e Veriut, siç u theksua nga menaxhmenti i takimit, ishte përvoja pozitive e partnerit të tyre të biznesit “Dura Automotive Systems”, i cili konfirmoi klimën e shkëlqyer të biznesit në vend dhe mundësitë për realizimin e projektit të përbashkët.
Lexoni më shumë