Invest North Macedonia në SUBEX – Suppliers Balkan Expo Shkup

Photo
Nënshkruhet Memorandum të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit dhe Delegacionit të Odës Ekonomike Gjermane me seli në Shkup AHK Nordmazedonien.
Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë me stendë në manifestimin afarist SUBEX – Suppliers Balkan Expo, i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup nën organizimin e Delegacionit të Ekonomisë Gjermane.
Në SUBEX – Suppliers Balkan Expo marin pjesë 20 kompani si ekspozues,dhe prezent janë 300 përfaqësues të kompanive nga Gjermania dhe Rajoni.
Më shumë se 150 takime B2B janë planifikuar të mbahen për të lidhur kompanitë furnizuese vendase nga industria e IT, metalit, elektrike, tekstilit, drurit dhe ushqimit me kompani blerëse nga Gjermania, Greqia, Rumania, Turqia, Shqipëria dhe Kosova.
Në ditën e parë të manifestimit, pas fjalimeve të tyre, drejtori i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane Patrick Martens dhe Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit Bekim Emini nënshkruan memorandum mirëkuptimi.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest