Drejtori I Agjencisë për investime të huaja Refik Xhemaili, ka zhvilluar takim pune me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu.
Në takim u konkludua se promovimi i iniciativave të politikave sociale së bashku me stimujt për investime do të krijojë një klimë investimi më gjithëpërfshirëse dhe do ta bëjë vendin një destinacion më tërheqës për investitorët. Një qasje e koordinuar institucionale do të përmirësojë ndjeshëm iniciativat për punësimin e të rinjve. Përdorimi i rrjetit dhe ekspertizës së Agjencisë do të identifikojë dhe tërheqë kompanitë e huaja me potencial të lartë për krijimin e vendeve të punës.
Një fushë tjetër e rëndësishme e bashkëpunimit është kërkimi demografik dhe planifikimi i politikave.Në vijim të tendencave demografike, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të ofrojë informacion të saktë për krijimin e strategjive për tërheqjen e investimeve që synojnë rajone dhe sektorë të përafruar me synimet demografike afatgjata të vendit.
Bashkëpunimi i ardhshëm dhe i përmirësuar ndërmjet Agjencisë për Investime të huaja dhe Promovimin e Eksportit dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka potencial të konsiderueshëm për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, lehtësimin e proceseve administrative, uljen e pengesave burokratike dhe përmirësimin e kushteve për fillimin e dhe drejtimin e biznesit në vend.